Terri: Abramoviç më mbajti te Çelsi



Autori: Armir Mehaj
Data: 29/07/2009
Version Print Version Print

Kapiteni i bluve refuzoi ofertën e Mançester Sitit, vetëm pas garancive, që mori nga pronari rus

Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, ka pranuar se pronari i Çelsit, Roman Abramoviç, luajti një rol vendimtar në bindjen e tij për të refuzuar ofertën e madhe të Mançester Sitit. Siti i ofroi Çelsit 30 milionë stërlina për Terrin dhe ishte përgatitur t’i ofronte kapitenit të Anglisë rrogën më të lartë në Premier Ligë, rreth 250,000 stërlina në javë. Qendërmbrojtësi, që ka kaluar gjithë karrierën e tij në “Stamford Bridge”, ka marrë në konsideratë mundësinë e transferimit, por ndërhyrja personale e Abramoviçit ishte e mjaftushme për ta bindur që të qëndrojë në Londër. Bosi rus flet rrallëherë në publik, por nuk ka hezituar ta sigurojë kapitenin e skuadrës se trajneri Ançeloti do të ketë fonde në dispozicion për ta mbajtur Çelsin në garë për titullin kampion. Këto premtime e bindën Terrin që të mos ndërronte skuadër. Terri ka thënë: “Sigurisht që kam menduar për ofertën. Oferta e Sitit ishte shenjë respekti dhe vlerësimi për mua”, ka thënë Terri për “The Sun”. “Por kur merr një telefonatë nga klubi yt, që të thotë se ata nuk kanë ndër mend të të shesin për asnjë çmim në botë, është e pabesueshme. Dhe kur e dëgjon këtë gjë nga vetë pronari i klubit, ky është ai lloj raporti që nuk mund ta blesh me parà. Nuk mund t’i vësh çmim gjërave si kjo dhe të gjithë shokët e skuadrës dhe stafi më kanë qëndruar pranë. Edhe trajneri, edhe familja dhe miqtë e mi e kanë ditur situatën time. Ata e dinë që unë e dua shumë Çelsin. Jam i lumtur që kam mundësinë të flas me miqtë dhe familjen time dhe jam në gjendje të marr përgjigje të sinqerta.” Mbrojtësi 28-vjeçar ka shumë mundësi se do të shpërblehet për besnikërinë e tij me një shtesë rroge në kontratë, duke e bërë atë lojtarin më të pagur të Çelsit së bashku me Frenk Lampardin, që merr 150.000 stërlina në javë. Terri beson se dëshira e Abramoviçit për sukses është po aq e fortë sa atëherë kur e bleu klubin, në vitin 2003. Ai shpreson që do të ketë mundësinë të ndërtojë marrëdhënie të mira me bosin rus në vitet në vijim. “Eshtë në realitet pak e çuditshme, pasi unë, Frenk Lampard dhe Didië Drogba nuk kemi pasur këtë lloj komunikimi me të. Roman Abramoviçi është një biznesmen shumë i suksesshëm dhe i merr vetë vendimet përfundimtare. Atij i pëlqen të dëgjojë edhe mendimet e lojtarëve. Ne jemi ata që jetojmë një jetë të lidhur me futbollin dhe ai mund të bëjë një përmirësim të vogël të situatës sonë në fushë, nëse përpiqet ta bëjë. Ai dëshiron të dijë reagimet tona, të djemve të skuadrës, se çfarë gjërash po funksionojnë e çfarë jo. Shumë njerëz mendojnë se ne jemi ata që shkojmë te ai dhe kërkojmë gjithçka, por duhet të dinë se edhe ai vjen te ne për të na pyetur se çfarë ndodhi kur nuk fitojmë. Ai na pyet edhe përse nuk shënuam dy apo tre gola. Eshtë gjë e bukur që Abramoviç merr vesh nga futbolli. Ai sheh kaq shumë ndeshje futbolli dhe e kupton kaq mirë ndeshjen. Ai dëshiron të dijë se si mund të përmirësohet skuadra dhe unë mendoj se në të ardhmen do të kemi raporte edhe më të mira me të”, ka përfunduar Xhon Terri, kapiteni i Çelsit.


Kolo Ture, një hap larg Mançester Sitit

Arsen Venger ka konfirmuar se Kolo Ture mund të largohet nga Arsenali, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet për një transferim të mundshëm të mbrojtësit drejt Mançester Sitit. Ture luajti për Arsenalin të hënën në mbrëmje në miqësoren e Hungarisë, por mund të kalojë te Siti për 15 milionë stërlina pas disa ditësh. Venger ka thënë se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Turesë. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë në 24 orët e ardhshme, pasi ende nuk është vendosur asgjë. Ne kemi shtatë mbrojtës dhe kam mundësinë të përdor disa prej tyre në mesfushë. Kolo Ture është një lojtar shumë i mirë dhe do të shohim se si do të shkojnë punët në 24 orët e ardhshme”, ka thënë trajneri i Arsenalit. Nëse lojtari i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë nënshkruan për Sitin, kjo do ta çonte afërsisht në 100 milionë stërlina shifrën e shpenzuar nga trajneri Mark Hjuxhs, ndërkohë që ai është duke ndjekur edhe mbrojtësin Joleon Leskot të Evertonit. Në anën tjetër, Arsenali ka bërë vetëm një blerje; ka blerë qendërmbrojtësin Tomas Vermaelen nga Ajaksi dhe ka shitur Emanuel Adebajorin te Siti për 25 milionë stërlina. Venger ka thënë se do të bëjë blerje para se të mbyllet merkatoja e kësaj vere. Venger ka shtuar: “Jam më shumë i fokusuar te përgatitja e lojtarëve për sezonin e ri, por po shohim edhe mundësitë tona në merkato. Kemi ende disa ndeshje të tjera miqësore për të zhvilluar, të cilat do të na ndihmojnë të shohim se çfarë lojtarësh na duhen. Kur të vijë koha, do të bëjmë diçka.”

Dëgjimet publike për Kosovën në GJND fillojnë më 1 dhjetor
Ministri Gashi priti sindikalistët e QKUK
Kryhet me sukses ndërhyrja kirurgjikale te dy fëmijë me probleme në zemër
Italia mbështet fuqishëm proceset integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Shkëmbehen përvoja mes shërbimeve mjekësore të policisë së Shqipërisë dhe Kosovës
Para decentralizimit nuk ka kushte për zgjedhje
EULEX i përgatit për gjyq dosjet e UNMIK ut
Nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi për listën e votuesve
Toure edhe zyrtarisht ne City

Manchester City ka transferuar një tjetër lojtar të rëndësishëm, dhe ky është mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Kolo Toure. Sipas “Sky Sports News”, lojtari i transferuar nga Arsenali ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e tij të re.

Beckenbauer: Ribery nuk vlen me pak se Ronaldo

Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka bërë të ditur se klubi gjerman është i gatshëm të shesë francezin Frank Ribery, por vetëm nëse dikush paguan 94 milionë euro.

Inter dhe Juve, me te forte se Milani

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka deklaruar se Interi dhe Juventusi kanë skuadra më të forta se Rossonerët, mirëpo ai e konsideron sezonin e ri si një sfidë për të dhe të zgjedhurit e tij.

Xabi Alonso deshiron te luaj ne Real

Nuk nevojiten shumë konfirmime, por edhe ish portieri i Liverpool, tash në Real Madrid, polaku Jerzy Dudek ka treguar se ish shoku i tij i skuadrës, Xabi Alonso dëshiron të transferohet te klubi madrilen.

Goli i pare i Ronaldos

Real Madrid e ka mposhtur në Santiago Bernabeu ekipin ekuadorian LDU Quito me rezultat 4-2, në një ndeshje të vlefshme për Grupin B të Peace Cup. Golin e parë të madrilenëve e realizoi Cristiano Ronaldo, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Kosova anetaresohet ne EuroLeague-n e boksit

Liga Evropiane e Boksit (EuroLeague) e ka pranuar Federatën e Boksit të Kosovës si anëtarë me të drejta të plota, dhe kështu për herë të parë iu jepet mundësia klubeve kosovare që të garojnë në të gjitha ligat dhe turnetë evropiane.

Bendtner mbetet ne Arsenal

Nicklas Bendtner ka thënë se nuk është i interesuar të largohet nga Arsenal, pavarësisht interesimit të spekuluar nga Milan. Gjiganti italian është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Leite Kakas në Real Madrid, por 21-vjeçari insiston se është i përqendruar në Arsenal.

Today, there have been 18 visitors (29 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free